Thu, Apr 17, 2025

NBA/ Miami siguron “Play-Out”, Sacramento mund lehtësisht Detroit

  • PublishedApril 8, 2025

NBA/ Miami siguron “Play-Out”, Sacramento mund lehtësisht Detroit

Vetëm dy ishin përballjet e mbrëmjes të së hënës në NBA. Kur po i afrohemi fundit të sezonit të rregullt, dalëngadalë po konfigurohet edhe skema me ekipet që po sigurojnë pjesëmarrjen në play off si dhe të atyre që do të luajnë një shans në play out.

Miami fitoi 117-105 ndaj Philadelphia dhe rikthehet te suksesi në NBA, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në play out. Vendimtar stoli i Miami, nga ku erdhën 46 pikë, ndërsa 58 pikët e dyshes Walker-Grimes për miqtë mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 127-117 Detroit jashtë fushe. Tjetër ndeshje e mirë e Zach LaVine, që realizoi 43 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Sabonis me një “triple double” (19 pikë, 15 rebound e 10 asist). Ajo që bie në sy është se në Konferencën e Lindjes është se janë përcaktuar ekipet që avancojnë më tej. Ndërkohë që, zyrtarisht janë eliminuar nga gara për titull Toronto, Brooklyn, Philadelphia, Charlotte dhe Washington. Më e fortë beteja në Perëndim, ku të eliminuara janë Portland, San Antonio, New Orleans e Utah Jazz.

Beteja vazhdon si për një vend direkt në fazën play off ashtu dhe për një vend në  play out, ku luajnë ekipet e vendeve 7-10.


AlbaniaWeb.net