Thu, Apr 17, 2025

Rubin Kazan, Shabanhaxhaj vlerëson Dakun: Sulmues i rrallë!

  • PublishedApril 8, 2025

Rubin Kazan, Shabanhaxhaj vlerëson Dakun: Sulmues i rrallë!

Futbollisti shqiptar i Rubin Kazan, Dardan Shabanhaxhaj, ka vlerësuar në maksimum shokun e skuadrës, Mirlind Dakun.

“Ai është i gjatë, por edhe një futbollist i shpejtë dhe teknik. Ky kombinim është shumë i rrallë te një sulmues.

Zakonisht jemi mësuar me faktin se një sulmues nëse nuk është i shpejtë, por vetëm i gjatë, është në rregull. Por Mirlindi ka edhe gjatësi edhe shpejtësi”, ka thënë Shabanhaxhaj për sajtin rus “championat.com”.


AlbaniaWeb.net