Fri, Apr 18, 2025

“Belinda Balluku, simboli domethënës i korrupsionit”- Gazment Bardhi: Ka pushtuar Qarkun e Fierit me vartësit e saj, mendon se mund të blejë dinjitetin e qytetarëve me para të pista

  • PublishedApril 9, 2025

“Belinda Balluku, simboli domethënës i korrupsionit”- Gazment Bardhi: Ka pushtuar Qarkun e Fierit me vartësit e saj, mendon se mund të blejë dinjitetin e qytetarëve me para të pista

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Fier, Gazment Bardhi, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Lushnjë, është shprehur se ekipi i tyre është si nata me ditën në krahasim me PS.

Bardhi: Përballë kemi Belinda Ballukut, simbolin më domethënës të korrupsionit. Njeriun e fryrë nga arroganca e pushtetit 12-vjecar. Kemi njeriun që me paratë e pista mendon se do të blejë dinjitetin e lushnjarëve dhe qytetarëve të qarkut të Fierit.

Kemi njeriun që  nuk ka respekt për socialistë e ndershëm, jo më për qytetarët e zakonshëm dhe pa parti. Njeriun që ka pushtuar si bandë qarkun me vartësit e saj, ku shkëlqen këtu në Lushnjë famozja Laureta Omeri, e cila kalon çdo sekond të ditës me krimin e organizuar, gjurmon jetën e secilit prej jush, me shpresën se do ti nënshtrojë me presion dhe para të pista.

Ju siguroj se është vetëm çështje kohe. Ekipi i zullumit dhe korrupsionit do të shkojë prapa hekurave.