Berisha kërkon debat publik, Rama i përgjigjet me videon ironizuese të bufit
Disa ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi kryeministrin Rama në një debat publik për të ballafaquar programet.
Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke publikuar një video, ku e ironizon me anë të një bufi që shfaqet para pasqyrës, ndërsa zëri është i Sali Berishës që i bën ftesën për debat.
Ftesa e Sali Berishës
“Unë nuk kam dëshirë ta takoj kurrë atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri ato monologjet cdo mëngjes me zhapa e hardhuca. Urdhëro zotëri të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Nuk vjen, nuk vjen dot sepse miq unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reformë që bënë dhe thotë ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD”, tha Berisha.