Fri, Apr 18, 2025

“Më quan mua buf”- Berisha: Rama nuk e kupton, por më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshm

  • PublishedApril 9, 2025

“Më quan mua buf”- Berisha: Rama nuk e kupton, por më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshm

Nga Lushnja, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se Rama duke e quajtur atë “buf” në të vërtetë i ka dhënë epërsi për fushatën.

Ai u premtoi qytetarëve se do përdorë të gjithë eksperiencën, dhe mençurinë për ta përzënë Ramën nga pushteti më datë 11 maj.

“Ai që më quan mu buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju”, tha kreu i PD.

Sali Berisha:Ai që më quan mu buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju.

Kopjon dhe imiton si majmuni. Sot deklaronte se do prodhojmë made in Albania makina ushtarake, jo mor jo do ta fillojmë me qumështin, me frutat me zarzavatet, do ta fillojmë me biznesin e vogël, me biznesin e madh, do të prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë. Shqipëria do jetë prodhuese dhe vetëm prodhuese.