Thu, Apr 17, 2025

“Me ty, mua dhe PS bëhemi më shumë”, Rama thirrje qytetarëve: Aq më i madh do bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës

  • PublishedApril 9, 2025

“Me ty, mua dhe PS bëhemi më shumë”, Rama thirrje qytetarëve: Aq më i madh do bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu bën thirrje shqiptarëve të votojnë nr.5 Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, për të anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda vitit 2030.

rama duart

Për këtë mesazh Rama ka zgjedhur një foto ku duken disa duar, në formën e shqiponjës, teksa fton ndjekësit të bëhen sa më të shumtë në 11 maj, në mënyrë që krahu i shqiponjës, siç quan ai duart në foto të bëhet edhe më i madh: “drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan kryeministri.

Postimi i Ramës:

VOTO 5

me ty, mua dhe Partinë Socialiste bëhemi më shumë e sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më i madh bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE