Medalje ari, mundësi Valiev dërgon Shqipërinë në majë, shpallet kampion Europe në peshën 74kg në stilin e lirë
Mundësi i natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev ka siguruar medalje ari, në Kampionatin Europian të Mundjes, në Sllovaki.
Valiev fitoi ndaj rusit Zaurbek Sidakov, duke u shpallur kampion i Europës në peshën 74kg të stilit të lirë.
Sfida ndaj Sidakov nuk ishte aspak e lehtë, ndeshje shumë e luftuar, por që në fund rezultati 4-2 bëri që Valiev të dërgojë Shqipërinë në majën e Europës.
Sa i takon rrugëtimit të Valiev, në gjysmëfinale, ai triumfoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov, ndërsa në çerekfinale kaloi 10-0 Ramazan Ramazanov.
(J.S/)