Thu, Apr 17, 2025

Milan në telashe, Walker operohet, Gimenez stërvitet i diferencuar

  • PublishedApril 9, 2025

Milan në telashe, Walker operohet, Gimenez stërvitet i diferencuar

Tre ditë para ndeshjes së së premtes mbrëma kundër Udineses në stadiumin Bluenergy, e vlefshme për javën e 32 të Serisë A, Milan doli në fushë mëngjesin e sotëm në qendrën sportive Milanello për një seancë të re stërvitore. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtorët Geoffrey Moncada dhe Zlatan Ibrahimovic. Tre lojtarë u stërvitën të veçuar nga grupi, duke përfshirë Santiago Gimenez i cili ende ndjen dhimbje në krah, arsyeja që bëri që meksikani të zëvendësohej kundër Fiorentinës. Mbetet për t’u parë nëse meksikani do t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit të mërkurën. Ruben Loftus-Cheek, i rikuperuar nga apendiciti akut i pësuar disa orë para ndeshjes kundër Napolit, dhe Emerson Royal, jashtë që nga janari, janë ende jashtë.

Ndaj, kundër Udineses, Abraham duhet të konfirmohet në sulm, me Jovicin që mund të jetë një alternativë e mundshme pas ndeshjeve të fundit premtuese të zhvilluara.

Kyle Walker definitivisht nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Coincecao, pasi pësoi një frakturë në bërrylin e djathtë. “Për të arritur një shërim më të mirë dhe për të optimizuar kohët e rikuperimit – thuhet në shënimin nga Milani -, sot lojtari iu nënshtrua operacionit  në Milano,  operacion i cili rezultoi i suksesshëm. Kyle do të fillojë menjëherë rehabilitimin”, për t’iu bashkuar sa më shpejtë grupit.


AlbaniaWeb.net