Thu, Apr 17, 2025

“Mund t’i shkojmë deri në fund”, Inzaghi-Bastoni karkojnë Inter, Kompany-Myler besojnë të kualifikimi: Vendoset në San Siro

  • PublishedApril 9, 2025

“Mund t’i shkojmë deri në fund”, Inzaghi-Bastoni karkojnë Inter, Kompany-Myler besojnë të kualifikimi: Vendoset në San Siro

Përtej kushteve, mungesave, detajeve, të triumfosh 2-1 brenda në Mynih nuk është kurrë e lehtë. Inter hedh një hap të rëndësishëm përpara, por Simone Inzaghi nuk feston përpara kohe, i vetëdijshëm se kualifikimi vendosen në San Siro, por tekniku zikaltër largohet nga ky akt i parë me një shije fantastike:

“Djemve më duhet t’i bëj komplimente, më shumë se sa për rezultatin për paraqitjen që dhuruan. E dimë që është vetëm ndeshja e parë, por djemtë arritëm t’i bënin ballë një skuadre shumë të fortë, këtë e bëmë më kokën larg, me agresivitet  dhe guxim. Ne zhvilluam një ndeshje të madhe, por duhet t’i japim vazhdimësi në San Siro”, u shpreh Inzaghi.

Për UEFA-n njeriu i ndeshjes ishte Alessandro Bastoni, me mbrojtësin zikaltër që është i bindur se ky ekip mund të bëjë gjëra të mëdha: “Kemi shumë vetëbesim, ne e dimë se duke luajtur në këtë formë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Mund të ketë skuadra më të forta, por ne do të jemi pengesë për këdo. Mund t’i shkojmë deri në fund, ne besojmë, në të kundërt nuk do të kishim ardhur fare në Mynih”, u shpreh Bastoni.

Sigurisht, i ndryshëm është diskutimi në radhët e Bayern, me Vincent Kompany që nuk e fshehu zhgënjimin për këtë rezultat: “Kishim raste për të realizuar 2 apo 3 gola. Të vjen keq për atë gol të dytë të pësuar. Në San Siro tani do të jetë e vështirë, por jam i bindur se do të jemi të aftë të krijojmë aksione, raste. Ne besojmë”, theksoi Kompany.

Ashtu si Kompany edhe Myler beson te kualifikimi: “Dëshironim një rezultat tjetër, por në atë gol të dytë të pësuar me kundërsulm, mund të bënim më shumë. Gjithsesi, ky ishte vetëm akti i parë, kjo ndeshje vijon në San Siro”, u shpreh Myler.

 


AlbaniaWeb.net