SHBA vendosi tarifa për mallrat nga 60 vende të botës! Ja si po reagojnë 3 partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës!
Teksa tarifat e shpallura nga Donald Trump për 60 vendet të botës që ai i quan “shkelësit më të këqij” hynë në fuqi, ka pasur një stuhi reagimesh duke përfshirë masa hakmarrëse.
BBC rendit reagimet e fundit nga tre partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-ve:
Kina
• Në shkurt, Trump njoftoi një tarifë prej 10% për pothuajse të gjitha mallrat kineze që hyjnë në SHBA. Kina u përgjigj me tarifa të ndryshme prej 10-15% për produkte të caktuara amerikane, më pas SHBA e përshkallëzoi në një tarifë prej 20% për mallrat kineze
• Më 3 prill, Trump ngriti tarifat në 54% për importet kineze. Kina u përgjigj me një tarifë prej 34% për shumicën e mallrave amerikane
• Mbrëmë, Trump vendosi një tarifë shtesë prej 50%, duke e çuar totalin për mallrat kineze në 104% pasi Kina refuzoi të tërheqë tarifën e saj hakmarrëse ndaj SHBA. Kina tani ka rritur tarifat e saj për importet amerikane në 84%
Bashkimi Evropian
• SHBA vendosi një tarifë 20% për shumicën e importeve të BE-së, pasi blloku do të ndikohet gjithashtu nga tarifat 25% për makinat, çelikun dhe aluminin
• 27 vendet anëtare të BE-së votuan sot për të vendosur kundërmasa, duke iu përgjigjur tarifës së metaleve që filloi më 12 mars.
• Në faza gjatë këtij viti, BE planifikon të vendosë një sërë tarifash shtesë për importet specifike të SHBA-së, duke prekur mallra me vlerë 20.9 miliardë euro (18 miliardë £).
Kanadaja
• Kanadaja ndikohet nga tarifat 25% për makinat dhe metalet, si dhe mallrat e tjera jashtë marrëveshjes së tregtisë së lirë që ka me SHBA-në dhe Meksikën.
• Vendi është përgjigjur me një sërë tarifash, duke përfshirë 25% për makina të caktuara që vijnë nga SHBA, dhe miliarda dollarë mallra amerikane.