“Ti meriton një më të mirë se unë”/ Çfarë po ndodh mes Eglit dhe Gjestit?
Gjesti dhe Egli Tako vazhdojnë të lënë pezull marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, duke krijuar konfuzion jo vetëm mes tyre, por edhe te publiku dhe fansat.
Këngëtari në një moment i shprehu Eglit se kishte ndjenja për të dhe se e konsideronte si “të dashur”. Por, vetëm një ditë më vonë, qëndrimi i tij ndryshoi rrënjësisht.
“Ti e meriton lumturinë e botës. E di se do ta gjesh diku tjetër”, u shpreh, duke lënë të kuptohet një tërheqje nga afrimiteti i mëparshëm.
Reagimi i Eglit nuk vonoi: “Si është e mundur që një natë më parë më thua se jam e dashura jote, dhe të nesërmen më thua se do ta gjej lumturinë tjetërkund?”
Gjesti u përpoq të sqarojë: “Ti e meriton një më të mirë se unë, e meriton me qenë e lumtur. Besoj se do ta gjesh. Shumë gjëra të mira do të ndodhin.”
Ky ndryshim i papritur në komunikim ka sjellë shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.