Fri, Apr 18, 2025

Conference League, trajneri i Chelseat: Nuk nënvlerësojmë Legia-n, ndeshje e rëndësishme

  • PublishedApril 10, 2025

Conference League, trajneri i Chelseat: Nuk nënvlerësojmë Legia-n, ndeshje e rëndësishme

Tekniku i Chelseat, Maresca dha mendimin e tij para takimit ndaj Legias së Varshavës në Conference League.

“Para së gjithash, ne nuk mund të lejojmë që gjërat e jashtme të ndryshojnë mënyrën se si ne mendojmë apo sillemi. Ne jemi shumë të rinj, por në të njëjtin moment na duhen këto lloj lojërash për t’u përmirësuar.

“Nuk duhet që gara në Premier League të na ndikojë në këtë sfidë. Deri më tani në Europë kemi bërë mirë dhe duhet që këtë ritëm ta vazhdojmë edhe në këto dy sfida çerekfinale.

“Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj, ndaj ne duhet t’i marrim ato një e nga një. Sot e ka radhën Legia, të dielën do të mendojmë për Ipswich në kampionat, pa lënë asgjë pas dore”.


AlbaniaWeb.net