Duel Spanjë-Itali, të dy vendet në kërkim të përfaqësimit me 5 skuadra sezonin e ardhshëm në Champions
Pas zyrtarizimit të Anglisë, e cila sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të dërgoj 5 skuadra në Champions League, lufta sapo ka nisur se cila mes Spanjës apo Italisë do t’i bashkohet anglezëve për të konkuruar sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit evropian me plotë 5 skuadra.
Kështu suksesi i Arsenal ndaj Real Madrid në “Fly Emirates” ka bërë që Anglia të sigurojë 5 ekipe përfaqësuese për sezonin e ardhshëm në Uefa Champions League. Ndërohe Raking i Uefas vijon me Spanjën në vendin e dytë dhe më pas podium plotësohet nga Italia.
Çdo ndeshje e zhvilluar e sigurisht çdo kalim më tej në të tre kompeticionet evropiane ndikon në pikët që grumbullojnë këto shtete për të përcaktuar më pas renditjen përfundimtare. Fitorja e Interit në Mynih ndaj Bayernit afroi ndjeshëm Italinë në renditje me vendin e dytë, por më pas fitorja të mërkurën në mbrëmje e Barcelonës ndaj Dortmund rivendosi sërish diferencën mes këtyre dy shteteve, e cila aktualisht është në 1.777 pikë. Ajo që do të përcaktojë përfundimisht se cila mes Spanjës apo Italisë do të renditet e dyta në renditjen përfundimtare të Uefas do të jetë ecuria e skuadrave të mbetura jo vetëm në Champions por edhe në dy kompeticionet e tjera Europa dhe Conference League.
Italianët garojnë me Interin në Champions, Lazion në Europa League dhe Fiorentina në Conference League.
Ndërkohë Spanjollët përfaqësohen me Real e Barcelonën në Champions, me madrilenët që janë në prag eleminimi pas disfatës 3-0 ndaj Arsenal, ndërsa Athletic Bilbao dhe Real Betis kompletojnë grupin e skuadrave në dy kompeticionet e tjera evropiane.
Dy muaj ku luhet fati i sezonit në kompetiiconet evropiane, por sigurisht edhe gara mes Spanjës e Italisë do të jetë shumë interesante, për të kuptuar nëse italianët do t’ia dalin apo jo të ruajnë 5 skuadra në sezonin e ardhshëm në Champions.