AXHENDA E SUPERIORES/ Llogaritë e hapura për mbijetesën dhe Final Four, mësoni kalendarin e javës së parafundit
Superiorja do të kthehet pas 1 jave, për të luajtur javën e parafundit të saj. Të gjitha ndeshjet do të nisin më 19 prill në orën 15:30.
Llogaritë mbeten të hapura për mbijetesën dhe Final Four. Duel i drejtpërdrejt për mbijetesën është ai mes Tiranës dhe Teutës. Sfida mjaft interesante janë edhe të tjerat ku spikat Elbasani-Vllaznia.
Laçi ka “trenin” e fundit për mbijetesën përballë Dinamos. Në anën tjetër Partizanit nuk i falen hapat fals në transfertën e Bylisit.
Sfidë tjetër e vlefshme për javën e 35-të të Superiores është ajo mes Egnatias dhe Skënderbeut.
Java e 35-të e Superiores
E shtunë(19 prill), ora 15:30
Bylis – Partizani
Egnatia – Skënderbeu
Tirana – Teuta
Laçi – Dinamo
Elbasani — Vllaznia