Sat, Apr 12, 2025

“Bomberët” e kuq/ Ekuban, i fundit që bëri diferencën te Partizani

  • PublishedApril 12, 2025

“Bomberët” e kuq/ Ekuban, i fundit që bëri diferencën te Partizani

Në futbollin shqiptar kur konkurrenca nga fqinjët dhe vendet e tjera europiane është e madhe, është bërë çdo ditë e më e vështirë të gjesh sulmues që bëjnë diferencën. Të kuqtë e kanë vuajtur këtë fakt edhe në këtë sezon, ku golashënuesi aktual më i mirë i ekipit është Arshonzh Bintsuka me vetëm gjashtë gola.

Kongolezi ka bërë përpjekjet e tij, teksa edhe vjet u shpall golashënuesi më i mirë i kuq me 9 gola në kampionat. Gjithsesi, të tilla shifra do të ishin më të përshtatshme për një mesfushor, jo sulmues. Siç shihet në tabelë, “bomberi” i fundit i madh që ka shkelur te “Demat” ka rezultuar të jetë Kaleb Ekuban, i cili tundte plot 17 herë rrjetën sezonin 2016-2017.

Më pas numrat e golashënuesve kanë qenë modeste, pa krijuar dot diferenca të mëdha. Gjithsesi, rekordmeni i Partizanit për gola të shënuar brenda një sezoni që nga rikthimi në Superiore është Xhevahir Sukaj me 20 gola në sezonin 2015-2016. Ironia e fatit është se golashënuesi i dytë më i dobët i këtyre 12 vitëve është Jasir Asani në 2019-tën, kur Partizani fitonte titullin.

Në vitet e fundit një nga sulmuesit më të mirë mund të konsiderohet edhe Xhuliano Skuka, por dibrani luajti në gjysmat e dy sezoneve të ndryshme dhe nuk arriti dot të jetë në këtë listë. Sakaq, për tu veçuar janë edhe emrat e Çinarit apo Raçiç, që gjithashtu kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm.


AlbaniaWeb.net