Sun, Apr 13, 2025

Gjashtë banorë për dy vende në finale, ja cili prej tyre lë i pari shtëpinë

  • PublishedApril 12, 2025

Gjashtë banorë për dy vende në finale, ja cili prej tyre lë i pari shtëpinë

Danja është banorja e parë që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP 4.

Ajo ishte në nominim me pesë banorët e tjerë, dy prej të cilëve do të shkojnë në finalen e madhe të 19 prillit.

“Ju dua shumë, fitoftë më i miri”, ishte mesazhi i saj për banorët përpara se të linte shtëpinë.

Danja kaloi mbi 100 ditë në shtëpi, duke u kthyer një nga banoret më të pëlqyera, udhëtimi i së cilës përfundoi në gjysmëfinale.