Gjesti kërcënon: Nëse unë e Egli s’shkojmë në finale, do e djeg me benzinë shtëpinë
Teksa atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 sa vjen e bëhet më e rënduar, banorët ndihen gjithnjë e më të mbërthyer nga presioni i finales. Por mes gjithë kësaj ngarkese emocionale, Gjesti ka zgjedhur të sjellë një moment humori që nuk kaloi pa u vënë re.
Duke iu afruar Eglit me një buzëqeshje në fytyrë, ai lëshoi një “shaka” që i bëri edhe kamerat të ndalonin për një çast:
“Kam një ide… nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë, unë nga tjetra.”
Kjo deklaratë ironike e tij u komentua gjerësisht si një përpjekje për të shkarkuar situatën e tensionuar.
apapapa hera e dyte qe ky kercenon me benzin top chanel mr ledion lico mos flej zemra #bbvipal4 pic.twitter.com/871EkwNZ8P
— 𝓇𝒾𝓃𝓀𝒾 ✨ (@_rinkiz) April 12, 2025