“Të fitojmë bastin me Europën”, Rama nga sheshi Skënderbej: Nuk ju zhys në legjenda, por të marshojmë bashkë drejt tokës së premtuar të BE
Kryeministri Edi Rama, në një fjalim me tone simbolike dhe historike, ka krahasuar 11 majin – datën e zgjedhjeve – me një çelës për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ai theksoi se pas kësaj date qëndron një mandat i gjatë katërvjeçar, i cili do të jetë vendimtar për “të fituar bastin me Europën”.
Rama kujtoi zërin e lashtë arbëror që jehonte nga malet, duke bërë thirrje për një “marshim të fundit drejt tokës së premtuar” – Bashkimit Europian – ku, siç u shpreh ai, do të ngjitet flamuri kuqezi, “më i bukuri në botë”.
Rama: Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. 11 maji i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është një mandat i gjatë sa 4 vite për të fituar bastin me Europën. Mos e harroni për këtë çast mbi 2 anët e së njejtës medalje kanë hedhur gjithçka kanë pasur shqiptarët e arbërorët.
‘Dëgjova një zë gjëmues në male në gjuhën arbërore!’
Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë thuhet në Bibël.
Nga malet u dëgjua më shumë se 700 vite parë zëri arbëror se ata ishin pema e lashtë e saj dhe filizi gjithmonë i njomë mes kombesh të plakura. Nuk jam këtu sot tju marr përdore e t’ju zhys nëpër legjenda, por për të shkuar në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar Europës ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë”, tha ai.