Sun, Apr 13, 2025

Verdikti i radhës i Superiores, java e 34-t siguroi matematikisht që…

  • PublishedApril 12, 2025

Verdikti i radhës i Superiores, java e 34-t siguroi matematikisht që…

Java e 34-te e Superiores ka vendosur një tjetër verdikt sa i përket luftës për pjesëmarrje në “Final Four”. Pas Egnatias dhe Dinamos, edhe Vllaznia i është bashkuar matematikisht në fazën e luftës për titull këtyre dy skuadrave.

Shkodranët mundën Dinamon 3-0 dhe u ngjitën në kuotën e 55 pikëve kur mbeten për t’u luajtur edhe dy javë deri në fund të fazës së rregullt të kampionatit. Kaq u mjafton kuqebluve, që të kenë sigurinë matematikor të “Final Four”.

Kuqeblutë kanë 5 pikë avantazh ndaj Partizanit dhe 6 ndaj Elbasanit. Ndaj sido që të përfundojnë ndeshjet e mbetura për ta, meqë java e 36 dhuron një përballje direkte mes dy ndjekëseve, është matematikisht e sigurt që do të kalojë në renditje të paktën një prej tyre.

Ndaj që tani në Shkodër mund të fillojnë të përgatitin “Final Four”, gjithmonë nëse nuk do të përqendrojnë të gjitha forcat për të siguruar një nga dy vendet e para.


AlbaniaWeb.net