VIDEO/ 7 gola në Manchester, City përmbys Palace
Manchester City triumfoi 5-2 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e kampionatit anglez, të luajtur në shtëpi. Mysafirët realizuan dy herë brenda 20 minutash me Eze dhe Richards, duke lëshuar sinjale të qarta. Gjithsesi, “Qytetarët” barazuan brenda pjesës së parë me De Bruyne dhe Marmoush.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Guardiolës realizuan me Kovacic, McAtee dhe O’Reilly. City është në vendin e katërt.