Sun, Apr 13, 2025

VIDEO/ Barça “buzëqesh” në transfertë, ndaj Leganes i nderon një autogol

  • PublishedApril 12, 2025

VIDEO/ Barça “buzëqesh” në transfertë, ndaj Leganes i nderon një autogol

Pas barazimit ndaj Betis, Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga. Katalanasit mundën 0-1 Leganes në transfertë, në ndeshjen e luajtur këtë të shtunë. Një autogol i Saenz, në të 48-tën, vendosi ndeshjen. Ekipi i Flick kryeson me 70 pikë, 7 pikë më shumë se Real Madrid. Ndeshja e radhës për Lewan me shokë, është ndaj Celta Vigon.

Gjatë ditës së sotme janë luajtur edhe ndeshje të tjera. Sociedad-Mallorca përfundoi 0-2, ndërsa Getafe-Las Palmas u mbyll 1-3.


AlbaniaWeb.net