Sun, Apr 13, 2025

VIDEO/ Katër gola te Bayern-Dortmund, “X” në Klasiken e Gjermanisë

  • PublishedApril 12, 2025

VIDEO/ Katër gola te Bayern-Dortmund, “X” në Klasiken e Gjermanisë

Gola, ritëm, emocione, përmbysje dhe në fund…2-2. Përfundon në barazim supersfida mes Bayern dhe Dortmund, e luajtur në Mynih këtë pasdite.

Ishte Beier që ndëshkoi bavarezët në fillimin e pjesës së dytë, por të besuarit e Kompany kthyen gjithçka në favor me Guerrerio dhe Gnabry. Anton i dhuroi një pikë Dortmundit, me një gol çerek ore para fundit.

Bayern kryesues ka 6 pikë më shumë se Leverkusen, me “aspirinat” që barazuan pa gola ndaj Union Berlin. Dortmund është në vendin e tetë.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net