VIDEOLAJM/ PS çel sot zyrtarisht fushatën. Çfarë po ndodh në sheshin Skënderbej?!
Partia Socialiste çel sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit, tubim i cili do të nisë në sheshin Skënderbej në orën 12:00.
Në pamjet e siguruara nga shihet se në shesh përgatitjet janë thuajse drejt fundit, ku janë vendosur karriget ku do të ulen të ftuarit, duke zënë një pjesë të madhe të sheshit.
Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi ifushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.
Fjala kryesore pritet të jetë ajo e kryesocialistit Rama i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës, pra jo vetëm një fitore e thjeshtë, por bindëse.