Mon, Apr 14, 2025

“Autogol i artë, kështu fitohet La Liga”, mediat spanjolle “afrojnë” katalanasit me titullin

  • PublishedApril 13, 2025

“Autogol i artë, kështu fitohet La Liga”, mediat spanjolle “afrojnë” katalanasit me titullin

Barcelona fiton edhe kur vuan e kjo është karakteristikë e skuadrave kampione. Ndaj Leganes, në sfidën e vlefshme për javën e 31 në Liga, transferta për katalanasit rezultoi më e vështirë nga sa pritej.

Të dy ekipet vinin në këtë takim me objektiva të ndryshëm, Barcelonës i duhej fitorja për të vazhduar kryesimin e tabelës në La Liga, ndërsa Leganes vijon të jetë në rrezik për të rënë në Segunda Divizion.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll në barazim pa gola, me Barcelonën që insistoi më shumë drejt portës vendase, por pa sukses. Megjithatë skuadra e Flick do ta niste fraksionin e dytë me gol.

Katalanasit zhbllokuan rezultatin falë një autogoli. Një top i Raphinha-s i asistuar për Lewandowski-n, dërgohet në rrjetë nga Saenz, në portën e tij.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson me 70 pikë, 7 pikë më shumë se Reali, i cili përballet të dielën në transfertë ndaj Alaves.

“Autogol i arte” dhe “Kështu fitohet La Liga”, ishin titujt ekzaltues pas triumfit të skuadrës së Flick, nga mediat spanjolle katalanase, që e shohin tashmë titullin edhe më pranë skuadrës së Barcelonës.

Sport
 
Mundo Deportivo
 


AlbaniaWeb.net