Tue, Apr 15, 2025

E ardhmja e Vlahovic, probleme për rinovimin e kontratës me Juventusin

  • PublishedApril 13, 2025

E ardhmja e Vlahovic, probleme për rinovimin e kontratës me Juventusin

E ardhmja e Dusan Vlahovic shumë shpejt mund të kthehet në çështje te Juventusi.

Kontrata e sulmuesit serb skadon në qershor 2026, me Vlahovic që ka një nga pagat më të larta në Serie A, 12 milionë neto.  Një shifër që natyrisht, rëndon shumë në arkat e Juventusit.

Drjetori Giuntoli, siç raportohet në Corriere dello Sport, tashmë ka patur kontakte me rrethin e lojtarit, por lojtari serb nuk duket i gatshëm të pranojë ulje rroge, as në këmbim të një rinovimi.

Ardhja e Igor Tudor, i cili e riktheu Vlahovic në qendër të projektit, ka qetësuar për momentin ujërat, por nyja mbetet e pazgjidhur.


AlbaniaWeb.net