Fushata zgjedhore! Rama dhe Berisha sot miting në Itali, pak kilometra larg njëri-tjetrit
Pas hapjes së fushatës elektorale nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, Edi Rama dhe Sali Berisha do të jenë këtë të diel në veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata.
Kryesocialisti Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët e Diasporës në Milano, në orën 15:00 ndërsa një orë më pas pak kilometra më larg mbështetësit e Berishës do të mblidhen në Breshia.
Pakot e para zgjedhore do të mbërrijnë me postë fillimisht në dy vendet më të afërta Greqi dhe Itali, aty ku është dhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.
Në fillimin e javës pritet të nisë edhe shpërndarja e zarfeve me fletët e votimi. Me marrjen e tyre nga emigrantët pas leximit të udhëzimeve dhe plotësimit të fletës së votimit, mund të nisin direkt votën e tyre me postë për në Shqipëri.
Sipas të dhënave në Itali janë regjistruar afro 90 mijë votues nga jashtë, ndërsa numri total i personave që ju dërgohet fleta e votimit në emigracion, është 245 953.