Mon, Apr 14, 2025

G-Bani i përlotur mbështet Gjestin: “Nuk e meritoje këtë, kam bërë gabim”

  • PublishedApril 13, 2025

G-Bani i përlotur mbështet Gjestin: “Nuk e meritoje këtë, kam bërë gabim”

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit nga Joz Marku në transmetim live, një tjetër personazh i njohur, G-Bani, ka reaguar me emocione të forta.

Në një video të publikuar së fundmi, ai shfaqet i përlotur dhe i del hapur në mbështetje Gjestit, duke shprehur keqardhje për gjithçka ka ndodhur. Ai pranoi se edhe vetë ka bërë gabime në të kaluarën, por dhuna ndaj Gjestit ishte e pajustifikueshme.

“O Gjest, o yll o dritë o njish o bish. Sa do durosh më shumë. Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u the jam mirë.

Se di Gjest po e pe ndonjëherë këtë video duhet të dish se jam me ty plako për këtë gjë. Okej hape derën nuk ka lidhje, jemi të rritur për ta kuptuar se është lojë nervash. Mënyra sesi mori hov me tërë forcë ishte goditje me të dhemb dhe me të gjujt. Sot e kam bërë syrin operacion, sa herë lotoj më dhemb, edhe për ty lotova.

Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim.

Mu dhimbse se nuk e meritoje, ti je tipi që ngacmon, kjo është loja. Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk dua asgjë nga karriera jote, ke rrugën tënde unë timen. Të dua shumë uroj të jesh shumë mirë dhe të lumtë (përlotet)”-shprehet G-Bani.