Tue, Apr 15, 2025

“Gjenerata e imazheve”, statujat dhe viktimat e Enverit në një film austriak për komunizmin në vilë

  • PublishedApril 13, 2025

Mbi një statujë të diktatorit Enver Hoxha, fjalia “askush nuk e dallon materialin e vjetër në statujat e reja” ndjek pas imazhin e një gruaje që ruan në stallën e saj, një statujë tjetër të diktatorit dhe uron rikthimin e tij.

Për njerëz si ajo, faji është i viktimave që gjithaq, si të vdekur nuk mund të mbrohen- jo i persekutorëve që shkruan edhe historinë ose e bëjnë ende.

Ndonëse psikologjia e njeh sindromën e Stokholmit, banorët e varfër dhe ende të idoktrinuar të Shqipërisë shpesh e kanë të vështirë të kuptojnë se janë pasojë e politikave të implementuara për të krijuar njeriun e ri.

Edhe pranimi i sotëm i kultit të indvidit politik, shkon në të njëjtin kah.

Nën titullin “Gjenerata e imazheve”, regjisori austriak Johanes Gierlinger, ka realizuar një film eseistik që ndërmerr një gjurmim të proceseve të thella tranformuese në historinë e Shqipërisë nga diktatura komuniste deri në ditët e sotme- e duke sjellë njëherësh realitete kundërthënëse që bashkëjetojnë duke përjashtuar njëri-tjetrin.

Filmi u shfaq në vilën e ish diktatorit me mbështetjen e ambasadës Austriake në kuadër të festivalit Art Explora.

“Jam i interesuar mbi historinë dhe mbi mënyrën se si ajo tregohet dhe si ndodh procesi i transformimit.

Shqipëria ka histori të pasur dhe duke qenë se jemi në vilën e ish diktatorit, më intereson edhe si funksionon memoria kolektive, gjërat për të cilat nuk flitet, si ka pjesë të historisë së mungojnë.

Titulli ka dy kuptime. Filmi tregon breza të ndryshëm që e kanë jetuar komunizmin dhe secili ka imazh të ndryshëm të së shkuarës”, tha Gierlinger.      

Regjisori ka hulumtuar nëpër arkiva, vende të harruara dhe kujtime brezash të ndyshëm që përçojnë e shfaqin ndërprerjet dhe pasojat në vijimësi.

Një komb që vrau Zotin dhe shkatërroi me kazma shtëpitë e besimit jo si zgjedhje individuale por si imponim politik, shpesh përzien nostalgjinë, politikën, diktatin, frikën e paranojën, duke e justifikuar dështimin e të sotmes me mungesën e dhunës së djeshme dhe duke e përsëritur atë në një cikël të ri.

()


AlbaniaWeb.net