Mon, Apr 14, 2025

Kaos në BBVA: Jozi sulmon Gjestin, reagon Top Channel

  • PublishedApril 13, 2025

Kaos në BBVA: Jozi sulmon Gjestin, reagon Top Channel

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ndodhi një incident i rëndë, ku konkurrenti i eliminuar Jozefin Marku sulmoi fizikisht banorin Gjest. Ky veprim i papranueshëm u transmetua në kohë reale dhe shkaktoi reagime të menjëhershme nga publiku dhe produksioni.

Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi menjëherë drejtpërdrejt në studio, duke e dënuar ngjarjen dhe duke sqaruar se dhuna nuk ka vend në këtë format.

“Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

“Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.