Tue, Apr 15, 2025

“Ligji na e jep të drejtën e rinumërimit…” Agron Shehaj: Kaq sa jemi këtu, do shkojmë të kërkojmë që të mos na preket vota…

  • PublishedApril 13, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos i besojnë politikanët e vjetër kur thonë se vota e tyre mund të shkojë dëm nëse votojnë për të ardhmen dhe ndryshimin.

Nga hapja zyrtare e fushatës elektorale në Pallatin e Kongreseve, Shehaj kishte edhe një paralajmërim për të gjithë numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, që të mos tentojnë të vjedhin votat e qytetarëve që mbështesin partinë Mundësia.

“Dhe po iu jap fjalen. Do ta ushtrojme te drejten tone per te rinumeruar te pakten 10% te kutive te votimit.

Do te filmojme te gjithe proceset e numerimit. Dhe do te cojme ne SPAK kedo pergjegjes per parregullsine me te vogel”.

Agron Shehaj

“Te dashur miq,

Mos degjoni mbeshtetesit e te vjetres qe duan tu bindin qe vota juaj per te ardhmen do shkoj dem.

Vota e vetme që humbet është ajo që jepet nga frika ose ajo që shkon për ata që kanë mashtruar për 30 vjet. Vota që jepet për ndryshim, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj, është vota më e vlefshme që mund të jepni.

Pasi hyn ne kuti vota juaj nuk mund te preket nga askush. Te gjithe ata qe mendojne se mund te fusin duart ne kuti ose ne numerim, duhet te dine qe ligji na jep te drejten te kerkojme hapjen e cdo kutie.

Dhe po iu jap fjalen. Do ta ushtrojme te drejten tone per te rinumeruar te pakten 10% te kutive te votimit.

Do te filmojme te gjithe proceset e numerimit. Dhe do te cojme ne SPAK kedo pergjegjes per parregullsine me te vogel”, theksoi Shehaj.

 

()

 


AlbaniaWeb.net