Mon, Apr 14, 2025

Pas skandalit në BBVA, reagon motra e Gjestit

  • PublishedApril 13, 2025

Pas skandalit në BBVA, reagon motra e Gjestit

Pas incidentit të paprecedentë në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozefin Marku goditi fizikisht Gjestin, motra e këtij të fundit, Blerina Kelmendi, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e madhe publike. Përmes një postimi në Instagram, Blerina falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së saj gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në postimin e saj, Blerina theksoi se, për shkak të numrit të madh të mesazheve, nuk mund t’u përgjigjej të gjithëve individualisht, por dëshironte të shprehte falënderimet më të sinqerta për dashurinë dhe mbështetjen e treguar ndaj Gjestit.