Procedohet shoferja në Shkodër, përplasi këmbësorin
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për një shofere 43-vjeçare, e cila ka përplasur një këmbësor në sheshin “Rus”. Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi dje, kur automjeti i drejtuar nga Gj. V. përplasi shtetasin K. K., 22 vjeç.
I riu ka marrë dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe proceduar penalisht shoferen, e cila është po hetohet në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Gj. V., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dje në sheshin “Rus”, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin K. K., 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.