Takimi në Breshia/ Eurodeputeti italian: Sali Berisha sërish i lirë, ecën krenar krah popullit të tij!
Deputeti i Forza Italia, Maurizio Casasco, para emigrantëve shqiptarë në Brescia, e ka cilësuar arrestimin e kreut të PD, Sali Berisha, si një përndjekje politike. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshim, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një lider që frymëzon, që dëgjon dhe ndërton një të ardhme më të mirë për popullin e tij.
Gjithashtu Casasco u ndal te historiku i marrëdhënieve miqësore mes Partisë Demokratike dhe Forca Italia që në kohën e Silvio Berliskonit dhe deri te Antonio Tajani, që sipas tij me Sali Berishën kanë një miqësi personale dhe politike.
Casasco: Të dashur miq,
Është me emocion dhe respekt që marr fjalën sot, mes jush – qytetarëve shqiptarë që nderoni me punën dhe dinjitetin tuaj shoqërinë italiane – për të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë, në prani të një figure historike të politikës evropiane: Prof. Dr. Sali Berisha.
Sali Berisha nuk është thjesht një ish-President dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë. Ai është një nga personalitetet më të rëndësishme të Evropës post-komuniste. Është intelektuali dhe udhëheqësi që, në vitin 1990, drejtoi popullin shqiptar drejt lirisë, duke e nxjerrë nga errësira e diktaturës dhe duke e nisur në rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian.
Sot, 34 vjet pas atij momenti historik, atij i është mohuar padrejtësisht pikërisht ajo liri për të cilën luftoi. Ai është vendosur në arrest shtëpie – një akt që nuk mund të cilësohet ndryshe përveçse si një përndjekje politike. Në një demokraci të vërtetë, drejtësia nuk mund të kthehet kurrë në një instrument hakmarrjeje.
Por sot, Sali Berisha është sërish i lirë – jo falë mëshirës së dikujt, por falë luftës dhe dinjitetit të tij. Edhe një herë, ai ka ditur ta tejkalojë kohën e vet, dhe sot ecën krenar përkrah popullit të tij.
Pikërisht për këtë arsye jemi këtu sot: për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur demokracinë, për të mos qëndruar në heshtje!
Italia dhe Shqipëria ndajnë një histori të veçantë miqësie dhe bashkëpunimi. Nën udhëheqjen e Silvio Berlusconi-t, Forza Italia ndërtoi ura të forta me Partinë Demokratike Shqiptare – një partneritet që vazhdon sot me besnikëri dhe vendosmëri nën udhëheqjen e Antonio Tajani-t. Silvio Berlusconi dhe Sali Berisha ishin të lidhur me një miqësi të vërtetë personale dhe politike, dhe së bashku promovuan afrimin e Shqipërisë me Evropën dhe botën e lirë.
Në vitin 1997, pas tragjedisë së mbytjes së anijes shqiptare “Kater i Radës”, që ndodhi pas një përplasjeje me një anije luftarake italiane, ishte pikërisht Silvio Berlusconi – në atë kohë lider i opozitës – që shkoi personalisht në Bari, ku priti dhe ofroi ndihmë humanitare për mbi 100 emigrantë shqiptarë. Një gjest i madh humanizmi dhe vëllazërie që populli shqiptar nuk e ka harruar kurrë. Një simbol konkret i miqësisë midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe i vizionit politik e njerëzor të Berlusconit, të ndarë edhe nga Sali Berisha.
Ne ndajmë të njëjtat vlera: lirinë individuale, familjen, traditën, ligjshmërinë dhe një Evropë të përbashkët si horizont të përbashkët.
Por Evropa nuk është vetëm një projekt i së ardhmes për Shqipërinë. Shqiptarët janë evropianë që në origjinë. Janë populli i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili në Mesjetë mbrojti civilizimin evropian nga kërcënimi osman, duke merituar titullin nderues “Atlet i Krishtit”. Janë pasardhësit e Papa Klementit XI Albani, i vetmi Papë shqiptar në histori. Janë vendlindja e Nënë Terezës së Kalkutës, e cila me mëshirën dhe shërbimin e saj i tregoi botës fuqinë e dashurisë së pastër. Dhe janë toka e Ismail Kadaresë, i cili me fuqinë e fjalës dhe lirinë e penës bëri që zëri i Shqipërisë të dëgjohet në gjithë Evropën.
Identiteti evropian i shqiptarëve nuk është diçka që duhet fituar – është diçka që duhet njohur. Është i rrënjosur në shpirt, në kulturë, në histori dhe në kontributin që ky popull ka dhënë në ndërtimin e vetë civilizimit evropian. Një identitet që nuk mund dhe nuk duhet më të vihet në dyshim!
Në këtë rrugëtim të përbashkët, një figurë kyçe është Bardhok Doda, koordinator i Forza Italia për komunitetin shqiptar në Itali dhe njëkohësisht përfaqësues i Partisë Demokratike në Itali. Angazhimi i tij, pasioni dhe përkushtimi i tij meritojnë falënderimet tona më të sinqerta. Ai është një urë e gjallë midis dy popujve tanë dhe dy partive tona, dhe një pikë referimi e vërtetë për mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë në këtë vend.
Të dashur miq,
Zgjedhjet e 11 majit përfaqësojnë një moment historik. Shqipërisë i nevojitet një ndryshim i vërtetë, një udhëheqje që frymëzon, që dëgjon, që ndërton. Ne besojmë fort se ky ndryshim përfaqësohet nga Partia Demokratike dhe nga Prof. Dr. Sali Berisha.
Në Shqipëri, votojmë për Partinë Demokratike për një të ardhme lirie dhe begatie, ndërsa këtu në Itali, ju ftoj të votoni për Forza Italia, për të vazhduar forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Ne besojmë në rikthimin e Shqipërisë së madhe, Shqipërisë evropiane, Shqipërisë së shpresës.
Prandaj ju ftoj me gjithë zemër: të besojmë në liri, të votojmë për ndryshimin!
Forca Partia Demokratike! Forca Prof. Dr. Sali Berisha! Rroftë liria! Rroftë miqësia Italo-Shqiptare! Rroftë Evropa e popujve dhe e historisë!
Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Fjalimi në italisht:
Maurizio Casasco: Cari amici,
È con emozione e rispetto che prendo la parola oggi, in mezzo a voi – cittadini albanesi che onorano con il loro lavoro e la loro dignità la società italiana – per partecipare a questo evento speciale, alla presenza di una figura storica della politica europea: il Prof. Dr. Sali Berisha.
Sali Berisha non è solo un ex Presidente e Primo Ministro dell’Albania. È una delle personalità più rilevanti dell’Europa post-comunista. È l’intellettuale e il leader che, nel 1990, ha guidato il popolo albanese verso la libertà, portandolo fuori dall’oscurità della dittatura e avviandolo sulla strada della democrazia e dell’integrazione europea.
Oggi, a 34 anni da quel momento storico, a lui è stata ingiustamente negata proprio quella libertà per la quale ha lottato. È stato sottoposto agli arresti domiciliari – un atto che non può essere definito in altro modo se non una persecuzione politica. In una vera democrazia, la giustizia non può mai diventare uno strumento di vendetta.
Ma oggi, Sali Berisha è di nuovo libero, non grazie alla misericordia di qualcuno, ma grazie alla sua lotta e alla sua dignità. Ancora una volta, ha saputo emancipare il suo tempo, e oggi cammina fiero accanto al suo popolo.
Ecco perché siamo qui oggi: per difendere la libertà, per difendere la democrazia, per non restare in silenzio!
Italia e Albania condividono una storia speciale di amicizia e cooperazione. Sotto la guida di Silvio Berlusconi, Forza Italia ha costruito forti ponti con il Partito Democratico Albanese – un partenariato che continua oggi con fedeltà e determinazione sotto la guida di Antonio Tajani. Silvio Berlusconi e Sali Berisha erano legati da una vera amicizia personale e politica, e insieme hanno promosso l’avvicinamento dell’Albania all’Europa e al mondo libero.
Nel 1997, dopo la tragedia dell’affondamento della nave albanese “Kater i Radës”, avvenuta in seguito a una collisione con una corvetta italiana, fu proprio Silvio Berlusconi – allora leader dell’opposizione – a recarsi personalmente a Bari, dove accolse e offrì assistenza umanitaria a oltre 100 emigranti albanesi. Un gesto di grande umanità e di fratellanza che il popolo albanese non ha mai dimenticato. Un simbolo concreto dell’amicizia tra l’Italia e l’Albania, e della visione politica e umana di Berlusconi, condivisa anche da Sali Berisha.
Condividiamo gli stessi valori: libertà individuale, famiglia, tradizione, legalità e un’Europa vista come orizzonte comune.
Ma l’Europa non è solo un progetto futuro per l’Albania. Gli albanesi sono europei fin dalle origini. Sono il popolo di Giorgio Castriota Scanderbeg, che nel Medioevo difese la civiltà europea dalla minaccia ottomana, meritando l’appellativo onorifico di “Atleta di Cristo”. Sono i discendenti di Papa Clemente XI Albani, l’unico Pontefice albanese della storia. Sono la patria di Madre Teresa di Calcutta, che con la sua misericordia e il suo servizio ha mostrato al mondo il potere dell’amore puro. E sono la terra di Ismail Kadare, che con la forza della sua parola e la libertà della sua penna ha fatto risuonare la voce dell’Albania in tutta Europa.
L’identità europea degli albanesi non è qualcosa da conquistare – è qualcosa da riconoscere. È radicata nello spirito, nella cultura, nella storia e nel contributo che questo popolo ha dato alla costruzione della stessa civiltà europea. Un’identità che non può e non deve più essere messa in discussione!
In questo cammino comune, una figura chiave è Bardhok Doda, coordinatore di Forza Italia per la comunità albanese in Italia, e allo stesso tempo rappresentante del Partito Democratico in Italia. Il suo impegno, la sua passione e la sua dedizione meritano il nostro più sincero ringraziamento. È un ponte vivente tra i nostri due popoli e i nostri due partiti, e un vero punto di riferimento per migliaia di cittadini albanesi che vivono in questo Paese.
Cari amici,
Le elezioni dell’11 maggio rappresentano un momento storico. L’Albania ha bisogno di un vero cambiamento, di una guida che ispiri, che ascolti, che costruisca. Noi crediamo fermamente che questo cambiamento sia rappresentato dal Partito Democratico e dal Prof. Dr. Sali Berisha.
In Albania, votiamo per il Partito Democratico per un futuro di libertà e prosperità, mentre qui in Italia, vi invito a votare Forza Italia, per continuare a rafforzare i legami di amicizia e cooperazione tra i nostri due Paesi.
Crediamo nel ritorno dell’Albania grande, dell’Albania europea, dell’Albania della speranza.
Per questo vi invito con tutto il cuore: crediamo nella libertà, votiamo per il cambiamento!
Forza Partito Democratico! Forza Prof. Dr. Sali Berisha! Viva la libertà! Viva l’amicizia Italo-Albanese! Viva l’Europa dei popoli e della storia!
Grazie di cuore a tutti!