37 përqind e shqiptarëve mendojnë se situata është përmirësuar! Muça: Shifra s’paraqet propagandën e qeverisë dhe as të opozitës
Në emisionin Open në News 24 është komentuar sondazhi i Notosondaggi, ku 37 përqind mendojnë se janë më mirë se më parë.
Gazetari Flogert Muça theksoi se këto shifra nuk pasqyrojnë propagandën politike as të qeverisë dhe as të opozitës, por realitetin e perceptuar nga qytetarët. Ai shtoi se shpesh ajo që thuhet nga politika nuk përputhet me ndjesinë e njerëzve në terren.
Flogert Muça: Shifrat janë kokëforta, në raport me atë që propagandohet politikisht. Të shikosh propagandën dhe të shikosh realitetin, është ndryshe. Nëse pyet mazhorancën ta thotë më pozitive dhe nëse pyet opozitën e thotë më zi nga se është.
(AlbaniaWeb.net)