Wed, Apr 16, 2025

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari në Qafë Mollë

  • PublishedApril 14, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Qafë-Mollës, në periferi të Tiranës.

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete, i varur në një pemë, ndërsa dyshimet e para flasin për vetëvrasje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij akti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

-Në zonën e Qafë-Mollës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi E. L., 40 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


AlbaniaWeb.net