Eliminimi i Gertës, Aldo Marku: Mezi mbajta lotët
Mëngjesin e sotëm, dy ish-banorë të “Big Brother VIP 4”, Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku, ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku folën për ngjarjet kryesore të gjysmëfinales dhe për finalistët e përzgjedhur.
Aldo u ndal veçanërisht te largimi i Gertës, duke thënë se ishte një moment zhgënjyes për të gjithë:
“Mezi mbajta lotët kur doli. Ajo e nisi e para luftën. U ndje një ngushtim që në momentin kur u vendos që do ishin vetëm 4 finalistë.”
Nga ana tjetër, Shkëlzeni vlerësoi Gertën si një figurë dinjitoze, por që ra në nominim me emra që kishin më shumë “dinamikë”:
“Gerta tregoi qytetari. Do kisha ndërruar Laertin me Gertën. Rozana është e vështirë për t’u dashur nga publiku.”