Sun, Apr 20, 2025

Ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2027, Al-Nassr pas sulmuesit të The Reds

  • PublishedApril 14, 2025

Ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2027, Al-Nassr pas sulmuesit të The Reds

Klubi arab i Al-Nassr pëlqen sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Al Nassr po mendon që shumë shpejt të bëjë një ofertë për Diaz, i cili ka një  kontratë me The Reds, që skadon në vitin 2027.

Arabët nuk i kanë problem paratë dhe ekziston mundësia që në zyrat e Liverpool të mbërrijë një propozim stratosferik.

Futbollisti kolumbian është një nga lojtarët kyç të skuadrës së drejtuar nga Arne Slot. Në këtë sezon, ai bërë 45 paraqitje në gara të ndryshme (Premier League, FA Cup, League Cup dhe Champions League), duke shënuar 15 gola dhe duke dhuruar 8 asiste.


AlbaniaWeb.net