Kumbulla bind në Spanjë, Espanyol kërkon të mbajë mbrojtësin
Marash Kumbulla mund të qëndrojë edhe përtej huazimit te Espanyol. Klubi spanjoll është i kënaqur nga paraqitjet e mbrojtësit dhe po mendon që të mbajë në skuadër lojtarin.
Kumbulla ka bindur me përformancat e tij. 25-vjeçari është aktivizuar deri më tani në 28 takime, madje ka realizuar dy gola.
Sa i takon të ardhmes së lojtarit, kartoni i të cilit zotërohet nga Roma, palët do të ulen për të diskutuar në muajt e ardhshëm.