Mision gjithëpërfshirës në hapësirë/Lëshohet raketa ‘Blue Origin’, në ekuipazh 6 gra
Superylli i popit Katy Perry do të nisë sot me një raketë Blue Origin së bashku me pesë gra të tjera në një mision të paprecedentë hapësinor “të gjitha femra”. Perry do të niset nga Teksasi së bashku me Lauren Sanchez, të fejuarën e Jeff Bezos , prezantuesja televiziv Gayle King, aktivisten e të drejtave civile Amanda Nguyen, ish shkencëtaren e raketave Aisha Bowe dhe regjisorin Kerrian Flynn në një fluturim historik 11-minutësh.
Gratë e misionit do të bëjnë udhëtimin e parë në hapësirë ”të gjitha femrat” dhe do të udhëtojnë deri në 100 kilometra mbi Tokë – duke kaluar kështu linjën Kármán, kufirin e hapësirës.
Vlen të përmendet se, megjithëse të gjashtë gratë do të kalojnë vijën hapësinore Kármán, ato nuk do të njihen zyrtarisht si astronautë, pasi nuk plotësojnë kriteret e NASA-s ose të Administratës Federale të Aviacionit.
Megjithëse udhëtimi i tyre në hapësirë mund të jetë i shkurtër, 6 gratë NS31 do të ndihmojnë në kryerjen e eksperimenteve të ndryshme për universitetet dhe grupet shkencore me të cilat kanë bashkëpunuar.