Tue, Apr 15, 2025

Paqe në derbin roman, Ranieri e mbyll si i pamposhtur (VIDEO)

  • PublishedApril 14, 2025

Paqe në derbin roman, Ranieri e mbyll si i pamposhtur (VIDEO)

Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit, me Lazio dhe Romën që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1, një “X” që në fund kënaq të dy ekipet që mbeten në lojë për një vend në Evropë. Me Hysajn në stol për 90 minuta, Lazio ishte superiore në këtë derbi, mbi të gjitha në fraksionin e parë, ku tentuan në çdo formë të gjenin golin e avantazhit, por Svilar ishte në një mbrëmje fantastike duke ndalur në të paktën dy raste të pastra Romagnoli-n dhe Isaksen.

Presioni asfiksues i Lazio-s nuk u konkretizua, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura. Me fillimin e fraksionit të dytë, Lazio gjeti shpejt golin e avantazhit, që në minutën e 47-të, ku Romangoli me kokë brenda në zonë u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Goli i pësuar shkundi Romën në themel, me ekipin e Ranierit që filloi të shihte më shumë drejt sulmit. Në minutën e 69-të, Soule me një goditje fantastike nga jashtë zonës përplasi fillimisht topin në traversë duke kaluar pak mbi vijën fatale, por mjaftueshëm për të sjell festë te tifozët roman.

Goli nuk demoralizoi Lazio-n, me ekipin e Baronit që tentoi në çdo formë të triumfonte në këtë derbi, por Svilar ishte thjesht i pakalueshëm, duke bërë që Ranieri të mbetet i pamposhtur në derbi”

: “Nuk po mendoja për statistikat personale gjatë ndeshjes. Sigurisht, si një tifoz roman është diçka shumë e bukur, por do kisha preferuar ta mbyllja me një fitore. A të do më mungojë derbi? Jo vetëm derbi, por në përgjithësi atmosfera fantastike që krijohet në stadiumin Olimpico”, u shpreh Ranieri.

()


AlbaniaWeb.net