Wed, Apr 16, 2025

Ancelotti besimplotë: Përmbysja mision i mundur, japim 100%

  • PublishedApril 15, 2025

Ancelotti besimplotë: Përmbysja mision i mundur, japim 100%

Tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti u shpreh besimplotë për përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit, pas asaj humbje 3-0 në takimin e parë. Ai tha se ekipi duhet të japë 100%, për t’ia arritur qëllimit.

“I kemi cilësitë për të përmbysur rezultatin. Mund t’ia dalim me përkushtim, përvojë dhe me tifozët në krahun tonë. Është koha për të dhënë gjithçka. Mendërisht jemi shumë mirë, por duhet të kontrollojmë lojën.

‘Bernabeu’ është magjik dhe të gjithë e dinë këtë. Do të jetë një atmosferë e veçantë. Na duhet pak nga gjithçka. Duam të luajmë një lojë me tru dhe me zemër.

Motivimi është aty dhe dua që lojtarët të jenë të qetë para ndeshjes. Jam i sigurt që do të japim gjithçka. Nuk mendoj se është ndeshje vendimtare për të ardhmen time.

Ne kemi nevojë për Mbappe, jo vetëm duhet të mbrojë, por duhet të shënojmë gola. Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për golat e tij. Gjëja më e mirë është që të kesh kontrollin e lojës nga fillimi. Goli mund të vijë në çdo moment”, deklaroi Ancelotti.


AlbaniaWeb.net