“Hipja në podium e LaCivita-s mesazh…”, Agim Baçi: Fushatën e PD po e bëjnë të rinjtë jo “garda” e vjetër. Duket “dora” e strategut
Analisti Agim Baçi, i ftuar në “Open” në News24, tha se fjalimi i drejtuesit të fushatës së PD ish-këshilltari i Trump, Chris LaCivita, ishte një mesazh që Berisha donte të jepte, që nuk ka asnjë problem me amerikanët.
Sipas Baçit, megjithëse është ende fillimi i fushatës, po vihet re dora e strategut amerikan, ku folësit në takimet elektorale apo në podiume ngjiten emra të rinj kandidatë për deputetë dhe jo garda e vjetër e akuzuar për hartimin e listave.
Agim Baçi: Mesa kam parë unë, në podium nuk janë as Albana Vokshi, as Flamuri. Fushatën po e bëjnë të rinjtë. Po të shohësh ditët e fundit, është Belindi, Grigelsi që flasin, ndërsa garda e vjetër që u akuzua që bëri të njëjtën listë, nuk është.
Mendoj se është dora e strategjisë. Do të shohim dorën e tij tek fushata. Hipja në podium e LaCivitas, ishte mesazhi që donte të jepte Berisha që unë nuk kam asgjë me amerikanët.
()