Wed, Apr 16, 2025

Napoli “çmonton” Empolin, Lukaku-McTominay dhurojnë show, Conte: Falë nesh, kampionati mbetet i hapur (VIDEO)

  • PublishedApril 15, 2025

Napoli “çmonton” Empolin, Lukaku-McTominay dhurojnë show, Conte: Falë nesh, kampionati mbetet i hapur (VIDEO)

Nuk e thonë më zë të lartë, por në Napoli të gjithë besojnë se mund të triumfojnë në Serie A, fundja më të drejtë, në një kohë kur Inter është vetëm 3 pikë larg, 6 javë përpara fundit. Ekipi i Conte-s arrin të përballojë presionin, në sfidën e fundit, atë kundër Empolit, blutë iu përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Me Ismajlin në bokse, Empoli e kishte të vështirë t’i bënte balle Lukakut me shokë.

Napoli gjeti shpejt golin e avantazhit, ku McTominay me një goditje të fortë nga distanca solli festë në stadium. Me fillimin e pjesës së dytë, Lukaku mori një top në zonë, i vetëm përballë portierit e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë duke dyfishuar rezultatin. Lukaku dhe McTominay u kthyen në protagonist absolut të këtij takimi, pasi pak minuta më vonë, “bomberi” belg shërbeu një assist për McTominay, me mesfushorin skocez që kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Napolin. McTominay flirtoi edhe me “tripletën”, por goditja e tij u ndal në shtyllën pingule. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat, me Napolin dhe Conten që festojnë për këtë sukses të pastër:

“Jemi vetëm 3 pikë larg Interit, në fillim kjo dukej diçka e pamundur, por objektivi ynë ishte të ishim aty, të bezdisnim Inter dhe do të bëjmë këtë deri në fund. Inter është një skuadër e kompletuar që po bën mirë edhe në Champins. Mbase dikush duhet t’i thotë Napolit faleminderit pasi po e mbajmë të hapur këtë kampion, nëse nuk do të ishim ne do të ishte mbyllur muaj më parë”, u shpreh Conte.

()


AlbaniaWeb.net