Wed, Apr 16, 2025

“Po marrim kriminelët”/ Hila debat me Neshon: E nxini realitetin, askush nuk vdes për bukë në Shqipëri

  • PublishedApril 15, 2025

Në emisionin Open në News 24 kishte një debat në lidhje me fushatën elektorale të PS-së dhe të PD-së.

Analisti Dritan Hila tha se kreu i PD Sali Berisha del në fushatë si anëtar i Komitetit Qendror, ndërsa Rama i veshur me ngjyra. Ai mbrojti dhe ardhjen e refugjatëve të huaj në Shqipëri nga Italia, duke thënë se nuk bëjnë dëm disa emigrantë që po vijnë.

Ndërsa, diplomati i karrierës Agim Nesho deklaroi se Shqipëria po merr të gjithë kriminelët dhe se qeveria bën shpenzime marramendëse për gjëra që nuk janë tepër të nevojshme.

Dritan Hila: Berisha del si anëtar i Komitetit Qendror, ndërsa Rama është veshur me ngjyra.

Agim Nesho: Si të të pranojnë në BE kur ka pastrim parash? Kriminelët që po pranoni.

Dritan Hila: Për 40 vetë që kanë ardhur këtu bëni hatanë.

Agim Nesho: Unë mbroj vendin tim. Kryeministri është pengesa për në Europë. Ti po merr gjithë kriminelët. Shqiptarët jetojnë me 5 dollarë në ditë.

Dritan Hila: Kur nuk gjen shqiptarë që të punojnë për 400 dollarë, do marrësh filipenezë. Asnjë shqiptar s’po vdes për bukë, hiqeni si tezë.

Agim Nesho: Po shpenzoni 1 milionë dollarë për shpenzime tualeti. Mos i jep ngjyra realitetit.

Dritan Hila: Unë ngjyra s’po i jap, por edhe të themi se po vdesim për bukë nuk mund të themi.


AlbaniaWeb.net