Fri, Apr 18, 2025

“Shqipëria me BE-në si i dashuruari në shtëpinë e vjehrrit të dielën”, Rama: Duhet të futemi brenda që të jemi pjesë e “pasurisë”

  • PublishedApril 15, 2025

Në fund të prezantimit të programit për Infrastrukturën, Rama përdori një shembull metaforik pë raportin ku ndodhet sot Shqipëria me BE, dhe pritja për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Rama tha se kjo pritje i ngjan asaj pritjes së djalit të dashuruar me vajzën e dy prindërve të pasur, të cilët kur vendosin ta pranojnë si dhëndër, i japin dhe drejtimin e kompanive që zotërojnë.

Edi Rama: Ne jemi si ata të dashuruarit, ti je i dashuruar, ti e sheh me dyshim. Pastaj të fton të dielën tek shtëpia e prindërve. Ti vishesh, rregullohesh, zbukurohesh sa mundesh, përpiqesh të sillesh mirë pastaj pret të dielën tjetër. Rri pret, si ju duka vjehrrit, vjehrrës, kunata, pritja është tmerr. Familja e tyre është e pasur, ti je dinjitoz por, në momentin kur ti futesh atje dhe të thotë vjehrri me vjehrrën do marrësh drejtimin e kësaj pjese të kompanisë tonë, ti kalove dhe bëhesh aksioner, pastaj thua ishalla s’më ftojnë të dielën tjetër se s’kam kohë. Për këtë duhet të luftojmë.

()


AlbaniaWeb.net