U dëmtua në kampionat, mbrojtësi i Atalantës kryen operacionin
Sead Kolasinac iu nënshtrua një operacioni pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Bolonjës. Klubi bergamask i Atalantës ka bërë publike gjithçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Operacioni i kryer nga Prof. Mariani në Casa di Cura Villa Stuart në Romë, ishte i suksesshëm. Lojtari do të fillojë menjëherë programin e tij të rehabilitimit”- shkruan Atalanta. Sezoni ka përfunduar për mbrojtësin boshnjak që do të jetë sërish në dispozicion vetëm sezonin e ardhshëm.