U transferua në Australi, Tyra Banks zbulon arsyen se përse mori këtë vendim
Tyra Banks ka treguar pse vendosi të shpërngulej përgjithmonë në Australi, së bashku me partnerin e saj, Louis Belanger-Martin dhe djalin e saj 9-vjeçar, York Banks Asla. Ylli 51-vjeçar u shfaq si bashkë-prezantuese në emisionin “Sot me Jenna & Friends”, të hënën më 14 prill dhe foli për jetën e saj të re atje.
Siç shpjegoi ajo, lëvizja lidhet me kompaninë e saj të akullores, SMiZE dhe Dream. “Unë shkoja shumë në Australi sepse bënim shumë nga akullorja jonë atje, në një objekt të madh, punonim me recetat tona”, tha modelja e njohur.
Më pas shtoi: “Unë thjesht rashë në dashuri me vendin. Sa herë shkoja dhe kthehesha… Dhe tre vendet që konsumojnë më shumë akullore janë Amerika, Zelanda e Re dhe Australia. Kështu që mendova, “Unë jam e lumtur këtu dhe ata e duan akulloren, kështu që çfarë thoni ju, familje? A do ta bëjmë?” Dhe ne e bëmë atë.”
Banks, e cila së shpejti do të hapë dyqanin e saj të parë SMiZE dhe Dream prej 280 metrash katrorë në Sydney, shpjegoi se zhvendosja e saj në Australi ishte një ëndërr e përjetshme: “Australia ishte një ëndërr e realizuar për mua dhe familjen time.”
Në maj të vitit 2024, modelja e njohur tha për PEOPLE se jeton dhe punon me partnerin e saj, ndërsa zbuloi se atje festoi ditëlindjen e saj të 50-të: “Kam mbushur 50 vjeç në Australi, me familjen time”.