“Votoni numrin 1 për Shqipërinë madhështore”, Dhurata Çupi takime me qytetarët në Tiranë: Fryma e mbështetjes është frymëzuese
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidate për deputete në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ka ndarë një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa vijon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
“Takime në çdo rrugë e kënd të Tiranës. Fryma e mbështetjes është frymëzuese,” shkruan Çupi, duke shprehur entuziazëm për klimën pozitive që sipas saj ndjen gjatë kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.
Në përfundim të postimit, Çupi u bën thirrje votuesve të mbështesin Partinë Demokratike dhe emrin e saj në fletën e votimit:
“Voto Partia Demokratike. Voto Dhurata Çupi Tyli.”
Çupi është një nga emrat më aktivë të PD-së në Kuvend, dhe prania e saj në listat e hapura të Tiranës shihet si një sinjal për përfshirjen e figurave me përvojë në garën për një rezultat sa më të fortë në kryeqytet.