Sat, Apr 19, 2025

Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

  • PublishedApril 16, 2025
Afera e incineratorit ‘fantazmë’ të Tiranës shfryhet në gjykatë si flluskë sapuni

Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm.

I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. Gjyqtarja Elsa Ulliri urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e Kokës për këtë çështje, lirim i cili pengohet nga dy dënime të mëparshme për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit.

E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit , , , Namik Simixhi dhe , ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me

80 orë punë me interes publik. Ndërsa Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale. Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Kompania koncesionare e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët famëkeqë, dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Megjithatë, gjatë konkluzioneve përfundimtare në muajin shkurt, SPAK kërkoi dënime minimale për të pandehurit, dënime që u zbutën më tej edhe në gjykatë.

Përmes deputetes , Partia Demokratike e konsideroi vendimin e së mërkurës “një thërrime” në raport me përgjegjësitë e atyre që e ideuan, miratuan dhe zbatuan skemën e korrupsionit në këtë kontratë.

Tabaku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit në lidhje me këtë aferë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari atë.