Sat, Apr 19, 2025

Berisha prezanton masat në mbështetje në Turizmit: Do të mbulojmë pagat e punonjësve jashtë sezonit

  • PublishedApril 16, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me shoqatat e turizmit.

“Këta zotërinj që i mbijetojnë kësaj konkurrence, kësaj xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, janë heronj të vërtetë sepse janë të vendosur në kushtet më të pabarabarta.
Kudo industria është delikate.
Kudo hoteleria është delikate.
Kudo sistemi i restoranteve është delikat dhe kërkon një menaxhim të zotin, por kërkon edhe rregulla të ndershme.
Kurse këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritarët.
Me shoqatat do të arrijmë një marrëveshje ku pushteti do të marrë përsipër pagesat për punonjësit e sektorit jashtë sezonit.
Një pjesë janë studentë por një pjesë janë punëtorë që duhet të trajtohen deri në sezonin tjetër.

Do të investojmë në infrastrukturën turistike, si pash konsiderojmë problematike aeroportin e Vlorës. Ai s’duhet të ndërtohej por jo aty ku u ndërtua. Godet habitatin mijëra vjeçar. E ka ndërtuar natyra atë”, tha ai.


AlbaniaWeb.net